Ndërlidhjet

Pakistani: ‘Pushtimi” iranian shkel ligjet ndërkombëtare


Ilustrim
Ilustrim
Islamabadi zyrtar deklaroi të martën se pushtimi i kufirit të saj me Iranin do të ishte “shkelje e ligjeve ndërkombëtare”, pasi Teherani kërcënoi ditë më parë me një veprim të tillë.

Irani tha se do të zbarkojë forcat e veta pas rrëmbimit të pesë policëve kufitar në fillim të këtij muaji.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit, tha se ka prova që sugjerojnë se kuftarët iranian po mbahen brenda territorit të Pakistanit.

“Forcat iraniane nuk kanë autoritetin që të kalojnë kufijtë tanë”, njoftuan autoritetet pakistaneze.

“Është...e mundur që autorët e këtij krimi të supozuar, bashkë me personat e rrëmbyer, janë ende duke u fshehur në territorin iranian”.

Ministri i brendshëm iranian Abdolreza Rahmani-Fazli lajmëroi se Teherani do të dërgojë trupat e veta në brendi të Pakistanit, për të gjetur kufitarët e rrëmbyer më 6 shkurt.

Një zyrtar iranian pretendon se policët kufitar janë dërguar në rajonin problematik jug-perëndimor të Balochistanit, që kontrollohet nga militantët sunit.
XS
SM
MD
LG