Ndërlidhjet

Netanyahu fajëson Iranin për luftën në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri izraelit fajëson Iranin për gjakderdhjen në Siri, në kohën kur fuqitë botërore po takohen në Vjenë në një tavolinë me Teheranin për të biseduar programin bërthamor iranian.

Benjamin Netanyahu ka vizituar një spital në Rrafshnalten Golan, ku mjekët izraelit po mjekojnë sirianët e plagosur në luftën e cila po zhvillohet matanë kufirit.

Netanyahu tha se mjekimi i sirianëve tregon “fytyrën e vërtet të Izraelit”.

Sipas tij, Irani është duke furnizuar me armatim regjimin sirian, dhe se të plagosurit janë “fytyra e vërtet e Iranit”.

Irani është aleat i ngushtë i regjimit të Bashar al-Assadit dhe ka dërguar luftëtarët e vet për në Siri.

Edhe pse Siria dhe Izraeli janë armiq, izraeli ofron trajtime mjekësore për sirianët e lënduar, të cilët arrijnë të kalojnë kufirin dhe vijnë në Izrael.
XS
SM
MD
LG