Ndërlidhjet

Policia brazilane në gjyq për ‘masakrën në Carandiru”


Ilustrim

Ilustrim

Ka nisur të martën gjykimi kundër 15 oficerëve të policisë braziliane, të cilët akuzohen për vrasjen të burgosurve gjatë trazirave të vitit 1992 në një burg, ku mbetën të vdekur 111 të burgosur në burgun tashmë të mbyllur Carandiru.

Ky është gjykimi i tretë për këtë krim, i cili në opinion njihet si ‘masakra në Carandiru’.

Të 15 të akuzuarit ngarkohen me vrasjen e tetë të burgosurve.
Dy gjykimet e para janë zhvilluar vitin e kaluar ndërsa në to janë dënuar 48 policë për vrasjen e 65 të burgosurve.

Ata ende mbesin në liri, në pritje të vendimit të gjykatës së apelit.

Gjykimi i cili nisi të martën pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Një gjykim i katërt është planifikuar për këtë proces më 17 mars, ku do të gjykohen 13 oficerë të tjerë të policisë, të cilëve u ngarkohet vrasja e 15 të burgosurve.
XS
SM
MD
LG