Ndërlidhjet

BE-ja e shqetësuar me eskalimin e dhunës në Kiev


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka dënuar të martën “eskalimin e rëndë” të dhunës në Kiev, pas përleshjes së protestuesve dhe policisë.

“Jam shumë e shqetësuar me përshkallëzimin e rëndë në Kiev dhe viktimat e raportuara”, ka thënë Ashton përmes një deklarate, duke thënë se dënon “çfarëdo përdorimi të dhunës, përfshirë edhe atë kundër pronës publike dhe partiake”.

“I bëjë thirrje prijësve politik në Ukrainë që të adresojnë shkaqet e krizës”, ka thënë ajo, për të bërë thirrje që palët të kthehen urgjent në proceset parlamentare për të tejkaluar dallimet.

“Liderët politik duhet të marrin përgjegjësinë e tyre, dhe të rindërtojnë besimin për të krijuar kushtet për një zgjidhje efektive të krizës politike”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG