Ndërlidhjet

logo-print

Ende i paqartë numri i viktimave në Kiev


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët shtetëror dhe protestuesit në Kiev po numërojnë viktimat e vrara në kampet e tyre, në ditën më të dhunshme që ka përjetuar kryeqyteti ukrainas prej se nisën trazirat në këtë shtet tre muaj më parë.

Policia thotë se të paktën 5 persona janë vrarë të martën.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se të paktën dy policë janë vrarë të martën.

Shërbimi i Radios Evropa e Lirë në Ukrainë ka xhiruar dy trupa të pajetë që po qëndrojnë në tokë në rrugët e Kievit.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga trazirat e sotme, është ende i paqartë.

Mbi 150 protestues raportohet se janë lënduar të martën, prej të cilëve 30 janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Sipas ministrisë së brendshme, 13 policë janë të hospitalizuar.
Shërbimet e Sigurisë në Ukrainë i kanë bërë thirrje protestuesve që të ndalin dhunën, ose do të “përballen me veprime të rënda”.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, raporton se shtatë veta kanë vdekur nga përleshjet e së martës në Kiev.

Kurse agjencia gjermane e lajmeve dpa, raporton se janë nëntë viktima, prej të cilëve shtatë janë civilë dhe dy policë.
XS
SM
MD
LG