Ndërlidhjet

Kuba - Një vdes, 71 lëndohen nga aksidenti me autobus


Ilustrim
Ilustrim
Mediet kubaneze raportojnë se një kamion i mbingarkuar që shërbente si autobus, është aksidentuar në një rrugë malore në krahinën lindore Granma, duke shkaktuar vdekjen e një 17 vjeçari, ndërsa 71 persona të tjerë janë lënduar.

Gazeta Juventud Rebelde raporton se ky mjet ishte duke bartur mbi 70 pasagjerë kur shoferi humbi kontrollin mbi automjetin.

Djaloshi i cili ka pësuar ishte asistent i shoferit, sipas kësaj të përditshmeje.

Të lënduarit janë hospitalizuar, ndërsa autoritetet thonë se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Gazeta e partisë komuniste në Granma shkruan të martën se ky mjet transportues po bartte “më shumë pasagjerë sesa lejohet”.

Sipas kësaj të përditshme, hetimet e para tregojnë se kamioni-autobus nuk kishte pajisje adekuate për bartjen e pasagjerëve në stepa të tilla malore të Sierra Maestras.
XS
SM
MD
LG