Ndërlidhjet

Fuele fton politikanët në Bosnje ta dëgjojnë popullin


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë evropian i ka bërë thirrje të martën politikanëve të ndarë në vija etnike në Bosnje e Hercegovinës, që të dëgjojnë kërkesat e njerëzve të thjeshtë për ndryshime ekonomike dhe reforma anti-korrupsion.

Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fuele i bëri këto komente të martën në Sarajevë pas takimit me liderët e politik dhe protestuesit të cilët nxitën protesta masive këtë muaj në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe lojërave ndër-etnike politike.

Fuele po ashtu tha se do të ndal përpjekjet e tij për t’i ndihmuar politikanët në Bosnje që të ndryshojnë kushtetutën, për t’i mundësuar të gjitha grupeve etnike në këtë shtet, që të mbajnë poste të larta qeverisëse.

Politikanët nga tri grupet më të mëdha etnike në këtë shtet – myslimanët, kroatët dhe serbët – për vite të tëra ‘po mundohen’ të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

Bashkimi Evropian, vlerëson se Bosnja nuk mund t’i bashkohet këtij blloku para se të zgjidh çështjen kushtetuese, e cila i është kërkuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
XS
SM
MD
LG