Ndërlidhjet

SHBA: Shtëpia e Bardhë e “tmerruar” nga dhuna në Kiev


Jay Carney
Jay Carney
Shtëpia e Bardhë thotë se është e “tmerruar” nga dhuna në Kiev dhe për raportet se policia speciale po përqendrohet në periferi të Sheshit të Pavarësisë në kryeqytetin e Ukrainës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ta qetësoj situatën dhe t’i evitoj konfrontimet në këtë shesh.

Zoti Carney mbrëmë theksoi se Uashingtoni, poashtu, ka kërkuar nga Yanukovichi që t’i ripërtrijë bisedimet me liderët opozitarë.

Hanna Herman, zëdhënëse e presidentit Yanukovich, i tha Radios Evropa e Lirë, redaksia për Ukrainën, se nuk do të ketë negociata të mëtejshme derisa të ndalet dhuna.
XS
SM
MD
LG