Ndërlidhjet

Freedom House: Yanukovich të tërhiqet


Organizata Freedom House e ka dënuar fuqishëm dhunën vdekjeprurëse ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë në kryeqytetin Kiev dhe vërejtjen e qeverisë së Ukrainës se do “të përdoren të gjitha mjetet legale” për shpërndarjen e protestuesve.

Në kumtesëm e publikuar mbrëmë vonë, organizata për të drejtat e njeriut, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, këto zhvillime i ka përshkruar si “sinjale alarmuese” se presidenti Viktor Yanukovich, ka vendosur ta përshkallëzoj krizën e gjatë tremujore politike.

Presidenti i organizatës Freedom House, David J. Kramer, tha se “liderët demokratikë legjitimë nuk e urdhërojnë policinë speciale t’i sulmoj protestuesit, që kërkojnë më tepër qeverisje të hapur”.

Mëtutje, ai ka theksuar se Yanukovich “duhet të tërhiqet”, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet “menjëherë” të kërkojnë nga ai ndaljen e përdorimit të forcës.

Zoti Kramer ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të imponojnë sanksione financiare dhe për viza për “përshpejtimin e ndryshimit domethënës politik”.
XS
SM
MD
LG