Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ish-presidenti mund të hetohet lidhur me vrasje


Pamje e kryeqytetiti Tbilisi nnë Gjeorgji

Pamje e kryeqytetiti Tbilisi nnë Gjeorgji

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, mund të përfshihet në hetime lidhur me vrasjen e një bankieri në vitin 2006.

Ministrja e drejtësisë e Gjeorgjisë, Tea Tsulukiani, i tha sot Televizionit Maestro se ajo nuk e përjashton mundësinë që Saakashvili të merret në pyetje në kuadër të hetimeve lidhur me vrasjen e personit, Sandro Girgvliani, që ishte shef i një banke gjeorgjiane.

Ai ishte gjetur i vrarë jashtë kryeqytetit Tbilisi, në janar të vitit 2006, me shumë plagë, pasi e kishte pasur një mosmarrëveshje me dashnoren e tij dhe me një grup të zyrtarëve të nivelit të laertë të Ministrisë së brendshme në një restorant.

Vrasje e bankierit Girgvliani dhe mosgatishmëria e zyrtarëve për të zhvilluar hetime për këtë vrasje, kishte shkaktuar kritika të ashpra në adresë të qeverisë së Saakashvilit.
XS
SM
MD
LG