Ndërlidhjet

Pakistan: Irani t’i respektojë kufijtë e vet


Pamje e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Pamje e Parlamentit të Pakistanit në Islamabad
Pakistani ka kërkuar që Irani t’i respektoj kufijtë e vet, një ditë pasi Teherani paralajmëroi se mund t’i dërgoj forcat e veta brenda Pakistanit, për t’i liruar kufitarët e rrëmbyer iranianë, nëse Islamabadi nuk ndërmerrë masa për lirimin e tyre.

Raportohet se kufitarët ishin rrëmbyer më 6 shkurt në provincën iraniane Sistan-Baluçistan.

Pëergjegjësinë për këtë rrëmbim e ka marrë grupi pak i njohur militant islamik sunit “Jaish-ul Adl".

“Pakistani tashmë i ka informuar autoritetet iraniane se ekipet e kufitarëve në mënyrë intensive kanë kryer kërkime në gjithë rajonin, por nuk mund të verifikojnë hyrje ose prani të kufitarëve të rrëmbyer iranianë në territorin pakistanez”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Pakistanit.

Mëtutje, theksohet se është e mundshme se rrëmbyesit, së bashku me kufitarët e rrëmbyer, ende fshihen në territorin iranian.
XS
SM
MD
LG