Ndërlidhjet

BE: Kundër Ukrainës mund të ndërmerren sanksione


Flamuri i BE-së dhe i Ukrainës

Flamuri i BE-së dhe i Ukrainës

Liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen se mund ta shqyrtojnë çështjen e imponimit të sanksioneve kundër Ukrainës, pas përleshjeve të mbrëmshme vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveri.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i tha parlamentit se ai do të bisedoj me shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-s, gjatë ditës së sotme, për të kërkuar ndërmarrje të sanksioneve.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se Gjermania dhe 27 partnerët e tjerë të BE-së mund ta shqyrtojnë përsëri hezitimin e mëparshëm për imponim të sanksioneve kundër individëve të ndërlidhur me goditjen kundër protestuesve në Ukrainë.

Ambasadori i Gjermanisë në Francë i tha radios franceze se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, mund të diskutojnë për vënien e sanksioneve, në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve, sot më vonë gjatë ditës.

Ministri i jashtëm suedez, Carl Dildt, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, për gjakderdhje, duke thënë se Yanukovich ka “gjak në duart e tij”.
XS
SM
MD
LG