Ndërlidhjet

SHBA: Biden kërkon përmbajtje nga Yanukovichi


Joe Biden
Joe Biden
Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, që të tregoj përmbajtje në periudhën e dhunës më të keqe gjatë disa muajve të protestave në këtë vend.

Së paku 25 vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmshme ndërmjet protestuesve dhe policisë speciale në kryeqytetin Kiev.

Gjatë bisedës telefonike me presidentin Yanukovich, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara e dënojnë dhunën nga të gjitha palët, por theksoi se qeveria ka përgjegjësi për ta qetësuar situatën.

Joe Biden, poashtu, i ka bërë thirrje qeverisë së Ukrainës për t’i shqyrtuar “ankesat legjitime” të protestuesve dhe t’i lëvizë përpara propozimet për reformë politike.

Gjatë gjendjes së tensionuar të qeverisë dhe protestuesve në Ukrainë, zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, disa herë ka biseduar me presidentin Yanukovich.
XS
SM
MD
LG