Ndërlidhjet

Ukrainë: Ish-sportisti Bubka kërkon ndalje të dhunës


Sergei Bubka
Sergei Bubka
Ish-atleti i njohur i Ukrainës, Sergei Bubka, aktualisht kryetari i Komitetit Olimpik të këtij vendi, ka kërkuar nga të dy palët në krizën politike ukrainase, që ta ndalin dhunën, duke thënë se ajo e ka vënë vendin “në teh të katasftrofës”.

Bubka, kampion i dikurshëm olimpik në kërcim së larti me shkop, këtë deklaratë e ka bërë sot, pas dhunës së mbrëmshme vdekjeprurëse në kryeqytetin Kiev.

Ai theksoi se është i “shokuar” nga zhvillimet dramatike që po ndodhin në vendin e tij, në periudhën kur sportistët e Ukrainës po bëjnë gara “me nder dhe në mënyrë paqësore” në Lojërat Olimpike në Soçi të Rusisë.
XS
SM
MD
LG