Ndërlidhjet

Vdesin katër persona, nga shpërthimet në Bejrut


Liban - Pjesëtarët e Kryqit të Kuq bashkë me ushtarët evakuojnë një grua të lënduar nga shpërthimi në paralagjen Bir Hassan të Bejrutit, 19 shkurt, 2014
Liban - Pjesëtarët e Kryqit të Kuq bashkë me ushtarët evakuojnë një grua të lënduar nga shpërthimi në paralagjen Bir Hassan të Bejrutit, 19 shkurt, 2014
Autoritetet libaneze thonë se shpërthimi i dy bombave në një paralagje jugore të kryeqytetit Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

Sulmet e së mërkurës duket se kishin për cak qendren kulturore iraniane në qarkun Bir Hassan të kryeqytetit.

Grupi militant Brigada Abdullah Azzam e ndërlidhur me Al-Kaidan, ka marr përgjegjësinë për këto shpërthime.

Qarku Bir Hassan gjendet në një paralagje në të cilën është e vendosur edhe lëvizja e Hezbollahur, e shiitëve libanez.

Ky grup ka pranuar publikisht se ka dërguar luftëtarët e saj për të luftuar në Sirinë fqinje, në krah me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, dhe kundër kryengritëve sunitë sirian.

Disa grupe kryengritëse në Siri kanë lidhje të afërta me Al-Kaidan.
XS
SM
MD
LG