Ndërlidhjet

logo-print

Irani optimist se mund të arrijë paktin nuklear me perëndimin


Ilustrim

Ilustrim

Përkundër skepticizmit të shprehur nga fuqitë perëndimore, ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif thotë se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare për programin paqësore nuklear iranian deri në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti.

Për të dytën ditë me radhë, Irani po zhvillon negociata në Vjenë me Shtetet e Bashkuara, Anglinë, Kinën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë.

Qëllimi i kësaj tryeze është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëe, e cila d të kufizonte pasurimin e uraniumit dhe aktiviteteve të tjera të Iranit për disa vjet me radhë.

Nga ana e tyre, fuqitë botërore do të heqin të gjitha sanksionet e vendosura kundër Teheranit.

“Një zgjidhje brenda gjashtë muajve nuk është jo-reale”, ka thënë Zarif të mërkurën.

“Qëllimi jonë i përgjithshëm është që shkrijmë akullin, dhe të zgjidhim të gjitha keqkuptimet”, ka shtuar ai.

Të dy palët janë pajtuar gjatë nëntorit në Gjenevë, që të mbarojnë së finalizuari një marrëveshje përfundimtare brenda një afati gjashtëmujor.

Mirëpo, në këtë pakt fillestar, është lënë edhe opsioni që negociatat të shtyhen edhe për gjashtë muaj të tjerë, ose deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG