Ndërlidhjet

Vulin: Kryetari i Mitrovicës së Veriut duhet të jetë serb


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i qeverisë së Serbisë, i ngarkuar me Kosovën, Alleksandar Vullin porositi sot nga Krushevci, se kryetari i ardhshëm i Mitrovicës së Veriut duhet të jetë serb, sepse çdo zgjedhje tjetër do të shkaktonte probleme.

Madje sipas tij, po që se ndodh ndryshe, kjo gjë do të sjell vetëm telashe.

“Kryetari i Mitrovicës së Veriut duhet të jetë serb, kjo është në frymën e marrëveshjes së Brukselit që të respektohet struktura etnike, mirëpo s’është e detyrueshme. Por, gjithçka tjetër do të ishte [paraqiste] problem, do të na çonte në një periudh të konfliktit dhe destabilitetit, që Serbisë në Kosovë, nuk i duhet”, u ka thënë gazetarëve në Krushevc, ministri Vullin.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, përsëriten këtë të diele, me 23 shkurt.

Në garë për të parin e kësaj komune, janë katër kandidat, dy shqiptarë e dy serbë.
XS
SM
MD
LG