Ndërlidhjet

Tajlandë: Gjykata ndalon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatën tajlandeze ka urdhëruar të mërkurën qeverinë që të mos përdor dhunën kundër protestuesve paqësore.

Vendimi vjen pas përleshjeve të djeshme ndërmjet të protestuesve anti-qeveritar dhe policisë, ku mbetën të vdekur pesë veta, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën nga të dy taboret.

Vendimi i Gjykatës Civile do t’i komplikojë kryeministres Yingluck Shinawatra punët rreth menaxhimit të situatës, e cila për tre muaj është duke u përball me protesta të cilat moto kryesore kanë dorëheqjen e saj nga pushteti.

Kjo gjykatë ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës që të revokojë vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky vendim vlen vetëm për Bangkokun dhe atë për 60 ditë, në mënyrë që të menaxhohen protestat.

Po ashtu në vendimin e saj, gjykata i bënë thirrje qeverisë që të zhbllokojë disa rrugë, të cilat ishin të ndaluara për protestuesit.

Për më shumë se tre muaj është duke vluar Bangkoku nga protestat masive, ndërsa kanë marr nën kontroll disa ndërtesa qeveritare, dhe prej atëherë asnjë punëtorë shtetëror nuk ka mundur të shkojë në vendet e punës.
XS
SM
MD
LG