Ndërlidhjet

Yanukovych shpall të enjten si ditë zie kombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka shpallur të enjten si “ditë zie kombëtare”, pas vrasjes së 26 personave gjatë përleshjeve të para të armatosura në Kiev, në 24 orët e fundit.

Yanukovych nënshkroi dekretin të mërkurën.

Në të thuhet se kjo ditë zie po bëhet “në lidhje me humbjen e jetëve që u shkaktuan nga trazirat masive”.

Më herët gjatë ditës, Yanukovych i ka quajtur kriminel protestuesit opozitar të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe se i mban përgjegjës për gjakun e derdhur në rrugët e Kievit.

Në anën tjetër, disa shtete evropiane po kërkojnë që Bashkimi Evropian t’i vendos sanksione liderëve të institucioneve ukrainase.

Një vendim i tillë, pritet të sqarohet gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG