Ndërlidhjet

Talebanët thonë se janë gati për armëpushim në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Kryengritësit taleban kanë ofruar të mërkurën një armëpushim për të mundësuar rihapjen e bisedimeve të pezulluara paqësore, por vetëm nëse forcat pakistaneze të sigurisë ndalojnë vrasjen dhe arrestimin e tyre.

Ndërmjetësit qeveritar në Pakistan kanë ndërprerë bisedimet të hënën, pasi një fraksion i talebanëve lajmëroi se kishin vrarë 23 ushtarët e kidnapuar.

Ekipi ndërmjetës kishte vënë si parakusht armëpushimin për raundin e ri të bisedimeve.

70 persona kanë vdekur prej se kanë nisur përpjekjet për pajtim më 29 janar të këtij viti.

“Jemi gati për armëpushim, nëse qeveria garanton se trupat e kolegëve tanë nuk do të gjenden në qese bërlloku, dhe se nuk do të vritemi në prita, apo të arrestohemi përmes bastisjeve”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, zëdhënësi i talebanëve Shahidullah Shahid.

“Qeveria ka vrarë mbi 60 taleban prej se kanë nisur bisedimet paqësore, në Karachi dhe në pjesë të tjera të Pakistan, përmes operacionve të ndryshme sekrete”, tha Shahid.

“Vrasja e ushtarëve në Mohmand ishte përgjigje për ekzekutimin e talebanëve nga forcat e sigurisë gjatë bisedimeve ndërmjet nesh dhe qeverisë”, ka shtuar ai.

Fraksioni i kryengritësve taleban në Mohmand, që gjendet në afërsi të kufirit me Afganistanin, lajmëroi të dielën se ka ekzekutuar 23 ushtarë që kishte kidnapuar në qershor të vitit 2010.

Talebanët kërkojnë vendosjen e ligjit të sheriatit në Pakistan, dhe t’i jepet fund operacioneve të aeroplanëve amerikan pa pilot.

Ndër kushte të tjera është edhe tërheqja e ushtrisë nga rajoni veri-perëndimor tribal.

Këto kushte ka pak gjasa që të plotësohen nga autoritetet pakistaneze.
XS
SM
MD
LG