Ndërlidhjet

Gjermania, Franca dërgojnë paqeruajtës në Mali


Ilustrim
Ilustrim
Franca dhe Gjermania do të dërgojnë trupat e tyre paqeruajtëse në Mali, që paraqet zbarkimin e parë të kësaj natyre në Afrikë, thuhet në një njoftim të përbashkët që dy shtetet lëshuan të mërkurën.

“Franca dhe Gjermania kanë vendosur që të dërgojnë një brigadë franko-gjermane në Mali, që është e para e kësaj natyre nga Bashkimi Evropian për një vend afrikan”, thuhet në këtë deklaratë, që u lëshua pas takimit në Paris ndërmjet të dy vendeve.

Këto trupa paqeruajtëse do të integrohen në misionin evropian në Mali, i cili është i ngarkuar për të trajnuar forcat e atjeshme ushtarake.

Misioni në Mali është zbarkuar në shkurt të këtij viti, dhe tanimë po bënë trajnimin e 3,000 ushtarëve.

Deklarata e përbashkët franko-gjermane, nuk jep hollësi për numrin e paqeruajtësve që do të dërgohen në Mali.

Brigada franko-gjermane, është themeluar në vitin 1989 për të ngritur bashkëpunimin ushtarak ndërmjet të dy rivalëve të dikurshëm të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo brigadë ka 4,800 trupa në total, të cilat janë të vendosura në të dy shtetet.

Mali është zhytur në kaos në vitin 2012, kur seperatistët Tuareg nisën një ofensivë në veri të shkretëtirës, të ndihmuar nga grupet militante të ndërlidhura me Al-Kaidan.
XS
SM
MD
LG