Ndërlidhjet

Kazakstan: Arrestohen nxitësit e panikës bankare


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kazake thonë se hetuesit policor kanë identifikuar individët e dyshuar për distribuimin e informatave të rrejshme lidhur me krizën në bankat kryesore në këtë shtet.

Qindra persona kanë tërhequr kursimet e tyre nga tri bankat kryesore të martën, pasi kishin pranuar SMS porosi dhe lajmërime online se bankat ishin në prag të kolapsit, për shkak të devalvimit të monedhës vendore tenge.

Zyrae prokurorit të shtetit nuk dha ndonjë detaj se kush ishte përgjegjës për shpërndarjen e këtyre thashethemeve, ndërsa bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë.

Një zëdhënës i prokurorisë tha se të dyshuarit mund të akuzohen për shpërndarje të rrejshme të informatave dhe se mund të detyrohen që të kompensojnë bankën Kaspiy, bankën Alyans dhe bankën Tsentrkredit.

Po ashtu sot, Në Almaty, qytetin më të madh të Kazakstanit, dhjeta persona që ka marr kredi me hipotekë janë mbledh në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare.

Protestuesit po kërkojnë ndihmën e shtetit rreth konfliktit që kanë me bankat lokale për pagesën e hipotekave të tyre.

Ata ankohen se kreditë e tyre janë shndërruar në dollarë amerikan, dhe se devalvimi i fundit i monedhës kazake, ua ka bërë të pamundur pagesën e borxheve.
XS
SM
MD
LG