Ndërlidhjet

Forcat ukrainase paralajmërojnë operacion “anti-terrorist”


Ilustrim

Ilustrim

Shërbimet e sigurisë shtetërore në Ukrainë, lajmërojnë se kanë lansuar një operacion të gjerë “anti-terrorist” në nivel të vendit.

Kjo thuhet se vjen pas uzurpimit të ndërtesave administrative dhe marrjes së armatimit e municionit nga depot shtetërore, nga “grupet ekstremiste”.

“Në shumë pjesë të shtetit, ndërtesat komunale, zyrat e ministrisë së brendshme, e prokurorisë së përgjithshme, të njësive ushtarake dhe depot e armatimit, janë uzurpuar”, ka thënë shefi i SBU-së Oleksandr Yakimenko përmes një deklarate.

SBU është akronim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

“Gjykatat janë djeg, vandalët po shkatërrojnë pronën private, dhe po vrasin civilët paqësor”, thuhet në këtë njoftim.

Në 24 orët e fundit, sipas tij, është treguar një “eskalim i konfrontimeve të dhunshme, ku gjithandej po përdoren armët nga grupet esktreme”.

Deklarata e tij vjen pas përplasjeve të dhunshme ndërmjet të protestuesve anti-qeveritar dhe policisë në kryeqytetin Kiev të martën, nga të cilat kanë vdekur të paktën 26 persona, në mesin e të cilëve janë 10 policë.

Shërbimet ukrainase të sigurisë thonë se protestuesit kanë arritur të marrin nga depot ushtarake, rreth 1,500 armë zjarri.

Për këtë arsye, sipas këtyre agjencive ukrainase, edhe po ndërmerrt operacion “anti-terrorist” për të kthyer rendin dhe ligjin në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG