Ndërlidhjet

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Lesotos


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se ka pranuar të mërkurën notën verbale të njohjes nga Mbretëria e Lesotos.

Sipas një komunikate për shtyp nga qeveria, thuhet se nota verbale i është dorëzuar shefit të diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj nga homologu i tij Mohlabi Kenneth Tsekoa.

“Pas kuptimit më të qartë të këtyre zhvillimeve pozitive dhe të arriturave, unë kam bërë një prezantim të çështjes së Kosovës para Kabinetit të Madhërisë së Tij. Si përfundim, jam i lumtur të ju informojë se Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka marrë vendim që të njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, citohet nota verbale në komunikatën e qeverisë.

Lesoto kishte njohur Kosovën më 11 shkurt, ndërsa pas një jave ka dërguar edhe notën verbale.

Vendimi për njohjen e Kosovës nga Lesoto i ishte konfirmuar ministrit Enver Hoxhaj nga homologu Tsekoa më 11 shkurt.

Sipas ministrisë së jashtme të Kosovës, njohja nga ky shtet i Afrikës, e çon në 106 numrin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur Kosovën.
XS
SM
MD
LG