Ndërlidhjet

Dorëhiqen dy ministra rumun, shkaku i tensioneve politike


Rumani - Kryeministri rumun Viktor Ponta (Ilustrim)
Rumani - Kryeministri rumun Viktor Ponta (Ilustrim)
Dy ministra të kabinetit qeveritar në Bukuresht, pjesë të partisë më të vogël të koalicionit, kanë dhënë dorëheqje të mërkurën për shkak të tensioneve politike.

Ministri i financave Daniel Chitoiu dhe ai i ekonomisë Andrei Gerea, që të dy anëtarë të Partisë Liberale, u larguan nga kabineti i kryeministrit Viktor Ponta, pasi ky i fundit hodhi poshtë një kërkesë të liberalëve.

Në fakt, Ponta kishte refuzuar emërimin e Klaus Johannis, një kryetar i popullarizuar i qytetit Sibiu, që të zëvendësojë një ministër tjetër liberal në kabinetin e tij.

Ponta, që është kryetar i Partisë Social Demokratike, lajmëroj se do të udhëheq vetë portofolion financiar.

Ndërsa ka emëruar një koleg të tij partia, si ministër të ekonomisë.

Liberalët besojnë se Ponta dëshiron që t’i largojë ata nga koalicioni qeverisës, në prag të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen në nëntor.
XS
SM
MD
LG