Ndërlidhjet

Thaçi premton rritje pagash


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës ka marrë vendim për rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga ministri i Financave, Besim Beqaj, që ta përgatisë vendimin për këtë.

Në mbledhjen e Qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi po ashtu ka thënë se Projektligji për Veteranët e UÇK-së është proceduar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka ripërsëritur se është çështje javësh apo muajsh kur FSK-ja do të shndërrohet në forcë të armatosur.
XS
SM
MD
LG