Ndërlidhjet

Venizelos: Të ruhet integriteti i Bosnjës


Evangelos Venizelos në Sarajevë - 19 shkurt 2014.

Evangelos Venizelos në Sarajevë - 19 shkurt 2014.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, në cilësinë e vendit kryesues me Bashkimin Evropian, ka qëndruar sot në Sarajevë.

Në takim me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Vjekosllav Bevanda, ai ka shprehur mbështetje për rrugën evropiane të këtij vendi.

Venizelos ka thënë se Greqia, gjatë kryesimit me BE-në, është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike për Bosnjën dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe të integritetit të shtetit.

Bosnja, për më shumë se dy javë, po përballet me protesta antiqeveritare.

Venizelos takon sonte në Prishtinë përfaqësues të lartë të shtetit.
XS
SM
MD
LG