Ndërlidhjet

Vjenë: Bisedime “substanciale” për Iranin


Vjenë
Vjenë
Zyrtarë të lartë të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit kanë zhvilluar në Vjenë ditën e dytë të bisedimeve për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Të dyja palët i kanë përshkruar bisedimet si “substanciale”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javid Zarif, i cili kryeson delegacionin e vendit të tij, ka thënë se shpreson që marrëveshja të finalizohet në muajin korrik.

Bisedimet në Vjenë janë raundi i parë i negociatave në nivel të lartë që nga marrëveshja e përkohshme e 24 nëntorit, sipas së cilës, Teherani kufizon disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Të hënën, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se nuk është optimist se bisedimet do të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme.
XS
SM
MD
LG