Ndërlidhjet

Diplomatë evropianë udhëtojnë drejt Kievit


Kiev, 19 shkurt 2014.

Kiev, 19 shkurt 2014.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë do të udhëtojnë për në Kiev, në prag të një takimi urgjent të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohen sanksionet kundër ukrainasve.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen në Bruksel të enjten, pas dhunës së fundit vdekjeprurëse në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se është duke diskutuar me aleatët mundësinë e sanksioneve, por ka paralajmëruar se duhet ende kohë për të arritur kompromis.

Edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën që ka vrarë së paku 26 persona të martën në Ukrainë.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka folur të mërkurën në telefon me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG