Ndërlidhjet

Ukraina përgatit operacion antiterrorist, Perëndimi kërcënon


Kiev, 19 shkurt 2014.

Kiev, 19 shkurt 2014.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se është duke përgatitur operacion kombëtar antiterrorist, në përgjigje të dhunës që ka lënë së paku 26 njerëz të vrarë.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve qeveritarë, për shkak të gjakderdhjes.

Ministrat e Jashtem të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë do të bisedojnë të enjten në Kiev me zyrtarët ukrainas.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për operacionin antiterrorist.

Rusia, aleate e qeverisë, akuzon protestuesit se po bëjnë përpjekje për grushtshtet.
XS
SM
MD
LG