Ndërlidhjet

Yanukovych shkarkon kreun e forcave të armatosura


Kiev, 19 shkurt 2014.

Kiev, 19 shkurt 2014.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka pushuar nga puna kreun e forcave të armatosura.

Në dekretin e lëshuar, Yanukovych ka thënë se ka shkarkuar Volodymyr Zamanan dhe e ka zëvendësuar atë me Yuriy Ilyin.

Vendimi vjen pas përleshjeve të dhunshme të së martës, të cilat kanë rezultuar me së paku 26 persona të vrarë.

Në një tjetër zhvillim, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se është duke përgatitur operacion kombëtar antiterrorist.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve qeveritarë, për shkak të gjakderdhjes.

Ministrat e Jashtem të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë do të bisedojnë të enjten në Kiev me zyrtarët ukrainas.
XS
SM
MD
LG