Ndërlidhjet

Kiev: Presidenti dhe liderët opozitarë arritën pushim të armiqësive


Pamje nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev ku protestuesit e kanë kampin e tyre
Pamje nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev ku protestuesit e kanë kampin e tyre
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe liderët opozitarë, kanë arritur një “marrëveshje për pushim të armiqësive” dhe për fillim të bisedimeve direkte për ta përfunduar krizën politike në këtë vend.

Arritja e kësaj marrëveshjeje është shpallur në faqen e presidencës në Internet, pas bisedimeve të mbajtura mbrëmë vonë në kryeqytetin Kiev, në të cilat kanë marrë pjesë edhe tre liderët kryesorë të opozitës.

Ish-ministri i ekonomisë, Arseniy Yatsenyuk, aktualisht njëri nga liderët opozitarë, që ka marrë pjesë në bisedime, tha se “shkatërrimi i kampit të protestuesve, të cilin autoritetet e kishin planifikuar për sot nuk do të ndodhë”.

Së paku 26 vetë janë vrarë këtë javë, e cila ishte më e përgjakshmja, prej fillimit të protestave antiqeveri në Ukrainë, që filluan në muajin nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG