Ndërlidhjet

HRW: Aeroplanët pa ekuipazh ndoshta kanë vrarë civilë


Organizata Human Rights Watch në një raport thotë se aeroplanët ushtarakë amerikanë pa ekuipazh, gjatë sulmit në dhjetor të vitit të kaluar në Jemen, ndoshta i kanë vrarë 12 civilë , që shkonin në një dasmë.

Raporti mëtutje thotë se katër raketa e kanë qëlluar një dasmë më 12 dhjetor në lokalitetin Rada, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur 15 të tjerë.

Anëtarët e familjeve të tyre thonë se ata ishin civilë, por zyrtarët e Jemenit thonë se shumica ishin militantë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë vetëm se pjesëtarët e al-Kaidës janë vrarë, por kanë refuzuar t’i bëjnë publike detajet e dy hetimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë incident.

Organizata Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, këtë raport e ka publikuar sot.
XS
SM
MD
LG