Ndërlidhjet

Ukrainë: Përkundër marrëveshjes, përleshje në Kiev


Protestuesit e bartin një person të plagosur sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev

Protestuesit e bartin një person të plagosur sot në Sheshin e Pavarësisë në Kiev

Në Kiev sot kanë shpërthyer përleshje të reja ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë speciale.

Protestuesit janë parë duke hedhur kokteje Molotovi dhe gurë kundër policisë në Seshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe pumba gome.

Përleshjet ndodhën disa orë pasi liderët opozitarë dhe presidenti, Viktor Yanukovich, kanë shpallur se kanë arritur pajtueshmëri për “pushim të armiqësive” dhe për fillimin e negociatave direkte për ta përfunduar krizën.

Së paku 28 vetë janë vrarë në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveri në Kiev, gjatë kësaj jave.

Kjo ishte java më e përgjakshme prej nëntorit të vitit të kaluar, kur filluan protestat kundër presidentit Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG