Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Aeroplanët luftarakë i sulmuan bazat militante


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Pakistanit thonë se aeroplanët ushtarakë i kanë bombarduar strehimet e militantëve në pjesën e trazuar veriperëndimore të këtij vendi.

Raportohet se janë vrarë 15 militantë të dyshuar nga këto sulme.

Janë goditur fshatrat në rajonin fisnor Vaziristani Verior, që është bazë e aktiviteteve të militantëve, afër kufirit me Afganistanin.

Sulmet ajrore po bëhen në periudhën kur janë ndalur negociatat për arritjen e paqes ndërmjet qeverisë dhe militantëve talibanë pakistanezë, që operojnë në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG