Ndërlidhjet

Rasmussen: Ushtria e Ukrainës të mos përfshihet në krizë


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Liderët e NATO-s kanë kërkuar që forcat ushtarake të Ukrainës të mbeten jashtë krizës atje, duke tërhequr vërejtjen se raportet me aleancën perëndimore mund të pësojnë nëse ushtria intervenon.

“Kërkoj fuqishëm nga qeveria e Ukrainës që të përmbahet nga dhuna e mëtejshme”, tha sot nëpërmjet një kumtese, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Aders Fogh Rasmussen, duke shtuar se “nëse ushtria intervenon kundër opozitës, atëherë lidhjet e Ukrainës me NATO-s do të dëmtohen seriozisht”.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë, Philip Breedlove, i cili ka kërkuar evitimin e përdorimit të ushtrisë kundër popullit.
XS
SM
MD
LG