Ndërlidhjet

Kiev: Raportohet se zyrtarë të BE-së bisedojnë me Yanukovichin


Pamje nga përleshjet e sotme të protestuesve me policinë speciale në Kiev
Pamje nga përleshjet e sotme të protestuesve me policinë speciale në Kiev
Raportet nga Kievi thonë se takimi i planifikuar për sot ndërmjet presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe të dërguarve të Bashkimit Evropian, nuk po mbahet në presidencën e Ukrainës, por në një lokacion tjetër.

Kjo zhvendosje është bërë për shkak të përleshjeve të reja ndërmjet policisë speciale dhe protestuesve antiqeveri.

Delegacioni i BE-së takohet edhe me opozitën.

Njëri nga anëtarët e delegacionit të Bashkimit Evropian, është edhe Radek Sikorski, ministër i jashtëm i Polonisë, i cili ka theksuar se ky përdorim i forcës, që është “ndër më të mëdhenjtë në Evropë kohëve të fundit, duhet të ndalet”.

Mnëtutje ai theksoi:

“Por ne jemi realist, ne nuk kemi iluzion se bota e jashtme mund t’i zgjidhë problemet në Ukrainë. Një aspekt pozitiv në këtë situatë është se autoritetet dhe opozita po flasin me njëri-tjetrin dhe kjo po ndodhë shpesh. Por, këto bisedime duhet të jenë reale”, tha Sikorsi duke folur para gazetarëve në Kiev.
XS
SM
MD
LG