Ndërlidhjet

logo-print

Soçi: Norvegjia kryeson me medalje të arta


Pamje nga garat e patinazhit artistik në konkurrencën e femrave

Pamje nga garat e patinazhit artistik në konkurrencën e femrave

Në garat e deritashme në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, më së shumti medalje të arta kanë fituar sportistët e Norvegjisë; ata kanë fituar 9 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronxta, pra gjithsej 20.

Gjermania është e dyta me 8 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronxta, ndërsa Shtetet e Bashkuara, në vendin e tretë të radhitjes tabelare, deri tash kanë fituar 7 të arta, 5 të argjendta dhe 11 të bronxta, pra gjithsej 23.

Vendi mikrpitës, Rusia, është e katërta me 6 të arta, 9 të argjendta dhe 7 të bornxta.

Deri tash, medalje në Lojërat Olimpike Dimërore kanë fituar sportistët e 26 shteteve.
XS
SM
MD
LG