Ndërlidhjet

Japoni: Nga Fukushima ka rrjedhur ujë radioaktiv


Pamje e një inspektimi në centralin atomik Fukushima në Japoni
Pamje e një inspektimi në centralin atomik Fukushima në Japoni
Operatori i centralit atomik Fukushima në Japoni thotë se më se 100 tonelata ujë me shkallë të lartë të radioaktivitetit kanë rrjedhë nga një rezervoar për depozitim.

Operatori Tokyo Electric ka njoftuar se rrjedhja ka ndodhur dje, kur uji toksik në mënyrë aksidentale është pompuar në një rezervoar të madh, që aktualisht ishte i mbushur.

Megjithatë, operatori ka thënë se ka pak gjasë që uji radioaktiv ka arritur në oqean.

Centrali atomik Fukushima është ballafaquar me shumë probleme, prej se është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami në vitin 2011.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, nga ky central kanë rrjedhur afro 300 tonelata ujë radioaktiv, dhe agjencia bërthamore e Japonisë e pat ngritur nivelin e alarmit.
XS
SM
MD
LG