Ndërlidhjet

Ukrainë: Në përleshjet e reja, dhjetëra të vrarë


Pamje nga protestat e sotme në Kiev
Pamje nga protestat e sotme në Kiev
Nga kryeqyteti Kiev i Ukrainës sot raportohet për përleshje të reja ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë speciale, me ç’rast ka pasur edhe të vrarë.

Të dhënat për njerëzit e vrarë nuk janë të qarta, por reporterët në Kiev thonë se së paku 17 trupa të pajetë, sot janë gjetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ku protestuesit kanë hedhur kokteje Molotovi dhe gurë, duke i thyer linjat e policisë.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Raportohet se është përdorë edhe municion luftarak.

Gjatë dy ditëve të kaluara, nga dhuna janë vrarë 28 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Tre ministra të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian takohen me presidentin Viktor Yanukovich, në Kiev, në përpjekjet e fundit për gjetjen e zgjidhjes politike.
XS
SM
MD
LG