Ndërlidhjet

logo-print

Fajon: Ka progres, por duhet ende punë


Tanja Fajon gjatë konferencës për shtyp sot në Prishtinë

Tanja Fajon gjatë konferencës për shtyp sot në Prishtinë

Kosova dhe institucionet e saj kanë arritur progres drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por në këtë aspekt ka mbetur ende punë për tu berë, ka deklaruar sot evrodeputetja, Tanja Fajon, e cila ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rast është takuar me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas saj, askush nuk mund të thotë saktësisht se kur kosovarët do të mund të qarkullojnë pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

“E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk janë në pozitë që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua sa më shpjet aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit perëndimor. Por është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kemi informata pozitive se Kosova po bënë progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, tha Tanja Fajon.

Mëtutje, ajo ka theksuar se Kosova, duhet të fokusohet në punë dhe të bëhet ajo që është e nevojshme. Nuk duhet të behën vetëm reformat, por ato duhet edhe të zbatohen, ka deklaruar mes tjerash, në një konferencë për media sot në Prishtinë, evrodeputetja Tanja Fajon.
XS
SM
MD
LG