Ndërlidhjet

Ukrainë: Ministria e shëndetësisë - gjatë javës 35 të vrarë


Protestuesit antiqeveri mbrohen nga snajperët policorë gjatë përleshjeve me policinë në Kiev

Protestuesit antiqeveri mbrohen nga snajperët policorë gjatë përleshjeve me policinë në Kiev

Ministria e shëndetësisë së Ukrainës ka konfirmuar se gjatë përleshjeve të sotme ndërmjet protestuesve dhe policisë në Kiev të Ukrainës, janë vrarë 7 vetë, përfshirë dy policë.

Mëtutje, kjo ministri ka njoftuar se gjatë dhunës këtë javë janë vrarë 35 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Këto njoftime u bënë pasi nga kryeqyteti Kiev i Ukrainës sot është raportuar për përleshje të reja ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë speciale, me ç’rast ka pasur edhe të vrarë.

Të dhënat për njerëzit e vrarë nuk janë të qarta, por reporterët në Kiev thonë se së paku 17 trupa të pajetë, sot janë gjetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ku protestuesit kanë hedhur kokteje Molotovi dhe gurë, duke i thyer linjat e policisë.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Raportohet se është përdorë edhe municion luftarak.
XS
SM
MD
LG