Ndërlidhjet

Merkel: Yanukovich ta pranoj ndihmën e BE-së


Angela Merkel

Angela Merkel

Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga ai që ta pranoj ndihmën e Bashkimit Evropina, nga Gjermania dhe vendet e tjera, për bisedime ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Në njoftimin e sotëm nga një zëdhënës i zonjës Merkel, theksohet se “duke luajtur për fitimin e kohës, konflikti do të nxitet mëtutje dhe përmbanë rreziqe të paparshikueshme”.

Mëtutje, theksohet se Angela Merkel ka kërkuar nga të gjitha palët që ta ndalin përdorimin e dhunës menjëherë dhe ta respektojnë marrëveshjen për ndërprerjen e armiqësive, të arritur mbrëmë vonë.
XS
SM
MD
LG