Ndërlidhjet

Ministria e brendshme ukrainase pajis policët me armatim luftarak


Kiev, 20 shkurt 2014
Kiev, 20 shkurt 2014
Ushtruesi i detyrës i ministrit të brendshëm të Ukrainës ka thënë se policia është pajisur me armatim luftarak.

Vitaly Zakharschenko ka thënë të enjten se ka nënshkruar urdhërin për ta pajisur policinë me armatim luftarak, me qëllimin “për ta përdorur në pajtueshmëri me ligjin”.

Zakharchenko u ka bërë thirrje “ekstremistëve” të dorëzojnë armët e tyre, kurse nga liderët opozitarë ka kërkuar të distancohen nga veprimet radikale.

Më shumë se 50 vetë raportohet të kenë vdekur në dy ditët e fundit gjatë përleshjeve në Kiev ndërmjet forcave speciale të policisë dhe protestuesve anti-qeveri.

Shumica e të vrarëve thuhet të kenë vdekur nga plagët e marra prej të shtënave me armë.

Ministria e brendshme ka thënë të enjten se “ekstremistët” kanë rrëmbyer 67 policë dhe po i mbajnë ata peng. Sipas kësaj ministrie, forcat e rendit kanë të drejtë të përdorin armë zjarri për të liruar pengjet.
XS
SM
MD
LG