Ndërlidhjet

Në Egjipt nis gjykimi i 20 gazetarëve


Ilustrim
Ilustrim
Në Egjipt është hapur gjyqi për 20 gazetarë, përfshirë tre raportues për rrjetin Al Jazeera, nën akuzat se kanë ndihmuar një organizatë terroriste dhe kanë bërë raporte të rreme.

Menjëherë pas hapjes, gjykimi është shtyrë për datën 5 mars.

Vetëm tetë nga 20 të pandehurit kanë qenë në gjykatë, ndërsa të tjerët do të gjykohen në mungesë.

Gazetarët akuzohen se kanë ndihmuar Vëllazërinë Myslimane , e cila është shpallur organizatë terroriste, dhe se kanë bërë raporte të rreme për dhunën që ka përfshirë Egjiptin që nga rrëzimi i presidentit Muhammad Morsi, korrikun e kaluar.

Rasti është dënuar nga grupet e të drejtave si sulm mbi lirinë e shprehjes.
XS
SM
MD
LG