Ndërlidhjet

Putini dërgon ndërmjetës në Kiev


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dërguar Vladimir Lukinin në Kiev, për të vepruar si ndërmjetës midis Qeverisë së Ukrainës dhe udhëheqësve të opozitës.

Kremlini ka bërë publik lajmin pas një bisede telefonike midis Putinit dhe presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Raportet thonë se dërgimi i ndërmjetësit ka qenë kërkesë e Yanukovychit.

Mbi 50 njerëz janë raportuar të vrarë në Ukrainë qysh të martën, kur edhe ka shpërthyer dhuna midis protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG