Ndërlidhjet

Ukrainë: Është arritur një marrëveshje “iniciale”


Pamje nga përleshjet e djeshme të protestuesve me policinë në Kiev
Pamje nga përleshjet e djeshme të protestuesve me policinë në Kiev
Shërbimi për media i presidencës së Ukrainës ka njoftuar se është arritur një marrëveshje “iniciale” për zgjidhjen e krizës, gjatë bisedimeve që kanë zgjatur gjatë gjithë natës.

Në këto bisedime ishin të përfshirë presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, liderët opozitarë dhe ministrat e Bashkimit Evropian.

Në njoftim, mëtutje theksohet se marrëveshja do të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, por nuk janë dhënë detaje.

Opozita dhe BE-ja nuk e kanë konfirmuar menjëherë njoftimin se marrëveshja është arritur.
XS
SM
MD
LG