Ndërlidhjet

Kiev: Përfunduan bisedimet maratonike të qeverisë dhe BE-së


Pamje nga protestat në Kiev
Pamje nga protestat në Kiev
Në kryeqytetin Kiev të Ukrainës kanë përfunduar bisedimet maratonike gjatë natës ndërmjet ministrave të Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Ukrainës, për ndaljen e krizës së përgjakshme në këtë vend.

Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se “pas negociatave gjatë natës, bisedimet përfunduan” në orën 7:20 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Ai nuk ka paraqitur më tepër detaje.

Sipas raporteve, Bashkimi Evropian planifikon përsëri të takohet me presidentin Viktor Yanukovich, gjatë ditës së sotme.

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i ka përshkruar këto bisedime si “shumë të vështira”.

Raportohet se në bisedime ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i Rusisë, Vladimir Lukin.

Nga ana tjetër, mbrëmë në Bruksel, ministrat e BE-së kanë imponuar ndalesë të dhënies së vizave dhe ngrirje të mjeteve financiare ndaj zyrtarëve të Ukrainës, që janë përgjegjës për gjakderdhjen në Ukrainë.

Ministria e shëndetësisë e Ukrainës ka thënë se 75 vetë janë vrarë prej ditës së martë.
XS
SM
MD
LG