Ndërlidhjet

logo-print

Britani, Iran: Rivendosen marrëdhëniet diplomatike


Pamje nga Londra

Pamje nga Londra

Britania dhe Irani dje zyrtarisht i kanë ripërtrirë marrëdhëniet diplomatike, të cilat ishin shkëputur nga Londra, pasi një grup iranian i linjës së fortë e kishte shkatërruar Ambasadën e Britanisë në Teheran, në vitin 2011.

“Britania është pajtuar me Iranin që prej sot marrëdhëniet bilaterale do të kryhen direkt nëpërmjet të ngarkuarit me punë dhe zyrtarët jorezidentë”, ka thënë një zëdhënës i Zyrës së jashtme britanike.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, poashtu ka konfirmuar për agjencinë ISNA se të dy vendet i kanë ripërtrirë lidhjet diplomatike direkte.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë përmirësuar prej se presidenti i Iranit u bë politikani i moderuar, Hassan Rohani.

Në muajin dhjetor, Ajay Sharma nga Britania e vizitoi Iranin.
XS
SM
MD
LG