Ndërlidhjet

logo-print

Biden: SHBA të gatshme për sanksione lidhur me Ukrainën


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një bisede telefonike mbrëmë vonë, i tha presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, se Uashingtoni është i përgatitur për vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve përgjegjës për dhunën në Ukrainë.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, zoti Biden ka kërkuar nga Yanukovichi t’i “tërheq të gjitha forcat e sigurisë, policinë, snjaperistët, ushtrinë dhe njësitetet paraushtarake, dhe forcat e parregullta”.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni ende po e ndjek situatën në Ukrainë.

Të mërkurën, një zyrtar i paemëruar i Departamentit amerikan të shtetit, tha se po përgatitet ndalesa e dhënies së vizave për 20 zyrtarë të lartë ukrainas.
XS
SM
MD
LG